Rey Manaj shënon golin e radhës në elitën e futbollit turk me Sivassporin.
Sulmuesi shqiptar ka qenë vendimtar në fitoren e Sivassporit me rezultatin minimal 1-0 ndaj Konyasporit.
27-vjeçari i dhuroi fitoren skuadrës së tij në takimin përballë Konyasporit të Sokol Cikalleshit dhe Valon Ethemit.
Ishte minuta e 86-të kur Manaj mposhti portierin kundërshtar falë një gjuajtje të fuqishme nga distanca.
Me golin e sotëm, Manaj shkon në kuotën e 18 golave në elitën e futbollit turk./h.ll/abcnews.al
? Mesafe tanımıyor…
? Rey Manaj’dan muhteşem gol! #SVSvKNY pic.twitter.com/mZqtkQcgjn
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) April 27, 2024