Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe Fierin pasditen e kësaj të premteje. I gjithë qarku është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë të shoqëruara edhe me erë të fortë.
Në bashkinë e Fierit deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, ndërsa situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga shtabet e emergjencave civile.
Ndërkohë si pasojë e erës së fortë ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë, Frakull dhe Mbrostar.
Ndërsa po punohet për rikthimin e saj. Ndërkohë nuk raportohet për rrugë të bllokuara.
/abcnews.al/