Reperi i famshëm Drake ka bërë një gjest të veçantë për Krishtlindje duke iu dhuruar para njerëzve në rrugë ndërsa po udhëtonte nëpër Toronto të shtunën e kaluar. Në rrjetet sociale, janë publikuar pamjet e reperit kanadez, i cili shpërndante para për njerëzit që e takonin.
Në videon që po bën xhiron e mediave sociale, shihet Drake teksa ndodhet në pjesën e pasme të një makine të zezë. “O zot, kjo është çmenduri”, dëgjohet duke thënë një grua. Disa fansa e quajtën reperin 35-vjeçar si një “Babagjysh i jetës reale”.
Drake giving away stacks of cash yesterday
? pic.twitter.com/26lDaqFIjm
— RapTV (@raptvcom) December 26, 2021
/abcnews.al