Ka shkuar në 16 numri i të vdekurve nga aksidenti masiv në Gaziantep të Turqisë. Mediat raportojnë se mes të vdekurve janë edhe 4 punonjës të shërbimit të urgjencës, 3 zjarrfikës dhe 2 gazetarë si edhe 7 udhëtarë.
Mësohet se fillimisht në vendin e ngjarjes kishte dalë nga rruga një makinë dhe për t’i ardhur asaj në ndihmë aty gjendeshin autoambulanca dhe zjarrfikësit. Ndërkohë që po shkonin në punë, dy gazetarët Muhammed Abdulkadir Esen dhe Umut Yakup kishin ndaluar për të dhënë edhe ata ndihmën e parë, raporton abcnews.al.
Gaziantep’te feci kaza: İlk belirlemelere göre aralarında 3 itfaiye personeli, 2 sağlık personeli ve 2 gazeteci olmak üzere 15 kişi hayatını kaybetti, 22 kişi de yaralandı. Vefat edenlere Allah’tan rahmet, yaralananlara da acil şifalar dilerim. #Gaziantep pic.twitter.com/QPIqWtos9w
— Özlem Doğan (@ozlemdogan_) August 20, 2022
Ndërkohë që po i jepej ndihma e parë të aksidentuarve, vjen me shpejtësi një autobus, i cili merr para gjithçka kishte në rrugë duke shkaktaur edhe vdekjen e 16 personave.
Autobusi fillimisht përplasi zjarrfikësen dhe më pas autoambulancën, ndërkohë që në rrugë duke raportuar ishin edhe dy gazetarët që humbën jetën. /abcnews.al