Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Ai ka mbushur 38-vjeç dhe në këtë ditë të veçantë është surprizuar nga partnerja, lidhjen me të cilën e bëri publike në tetor të vitit që lamë pas.
Partnerja e ka zgjuar nga gjumi me këngën “It’s my birthday” dhe me shampanjë për të festuar. Renato ka ndarë në Instagram një video të këtij momenti, krahas së cilës ka shkruar: “Ja si të zgjon dashuria!”
Kujtojmë që shefi i kuzhinës po e mban sekret identitetin e partneres dhe deri më tani nuk ka publikuar ende një foto pranë saj. l.k/abcnews.al
View this post on Instagram