Pepe Reina e nis mbarë aventurën me Lazion. Portieri spanjoll kaloi nga Milani te skuadra kryeqytetase dhe sot ishte në fushë në miqësoren kundër Padova.
Takimi u mbyll me fitoren minimale të skuadrës së drejtuar nga Simone Inzgahi, që iu fal një autogoli dhe një penalltie të pritur nga Reina.
“Gardian” e kuptoi krahun e topit të goditur nga lojtari i Padova dhe e grushtoi “sferën”. Sigurisht titullar te Lazio do të mbetet Strakosha, por Reina me eksperiencën e tij do të përpiqet ta ndihmojë të rritet edhe më shumë. /abcnews.al