Artur Reginaldo Faite është rikthyer dhe ka gjetur ritmin e duhur. Pas dygolëshit një javë më parë, sulmuesi nga Mozambiku ka shënuar sërish për Shakhtar Karagandy, që është mposhtur nga Aktobe me rezultatin 3-2.
Reginaldo, i cili në Superiore ka luajtur me Luftëtarin, Laçin dhe Kukësin, arriti të barazonte shifrat në 2-2 në sfidën e sotme, por vetëm tre minuta më pas skuadra vendase realizoi golin e tretë, që përkon edhe me të fitores.
Sulmuesi në verë u largua nga Kukësi dhe ofertat për të ishin të shumta, por Shaktar Karagandy e bindi me ofertën e bërë në aspektin financiar. Pagë e kënaqshme, rreth 100 mijë dollarë në muaj, dhe shumë bonuse e bënë sulmuesi të provonte një eksperiencë në Kazakistanin e largët./ abcnews.al