VIDEO/ Refugjatja ukrainase nuk pranon dot ndarjen nga britaniku dhe i shkon te dera e shtëpisë: Jam e shkatërruar

schedule10:05 - 28 Shtator, 2022

schedule 10:05 - 28 Shtator, 2022

Refugjatja ukrainase, e cila pak muaj më parë i “rrëmbeu” zemrën një britaniku kur ajo shkoi të jetonte në shtëpinë që ai ndante me partneren prej dhjetë vitesh dhe dy fëmijët të tyre, duket se e ka të vështirë të pranojë ndarjen.

22-vjeçarja Sofia Karkandim tha për Daily Mail se vendimi i 30-vjeçarit Tony Garnett për t’i dhënë fund lidhjes së tyre përgjithmonë pas vetëm 4 muajsh i theu zemrën. E reja ukrainase, siç zbulon gazeta, është arrestuar mbrëmë pasi ka tentuar të godasë me shkelma derën e shtëpisë ku jetonin para ndarjes, duke thirrur “Toni, të dua”.

“Jam e humbur, e shkatërruar dhe kam ende ndjenja për Tonin”, tha e reja për gazetën britanike.

“Nuk kam askënd këtu. Nuk kam shtëpi, nuk kam para, nuk kam miq. Unë jetoj në një vend të neveritshëm ku më dërgoi policia në Bradford”, shtoi Sofia. Siç shpjegoi ajo, pas arrestimit të djeshëm ajo u la i lirë nga autoritetet, me paralajmërimin se nëse do të tentonte të kontaktonte sërish me Tonin, qoftë me mesazh, qoftë ballë për ballë, do të përfundonte sërish në komisariat dhe do të ngrihen akuza. /abcnews.al