16 minuta ka rezistuar Levante përballë Real Madrid. Djemtë e Zidane kanë gjetur golin e avantazhit në sfidën jashtë fushe me anë të Vinicius Junior.
Sulmuesi brazilian përfitoi nga një top i larguar pas këndores dhe dhuroi një goditje shumë të bukur me të djathtën.
Topi në rrjetë, “Los Blancos” në avantazh përballë ekipit të Enis Bardhit (e ka nisur takimin si titullar) dhe rrjeta e dytë radhazi për 20-vjeçarin brazilian. /abcnews.al