Real Madrid fitoi 2-0 kundër Eibar. Suksesi i katërt radhazi në të gjitha kompeticionet për skuadrën e Zidane, që i afrohet tre pikë larg Atletico Madrid kryesuese, që luan nesër në mbrëmje përballë Sevilla në transfertë.
FT #RealMadridEibar 2-0
Benzema and Asensio fire @realmadriden to three points! ?#LiveResults pic.twitter.com/fJE3YCzDow
— LaLiga English (@LaLigaEN) April 3, 2021
Triumf i rëndësishëm për objektivin titull, por edhe për moralin e skuadrës përpara duelit të parë çerekfinal në Champions League kundër Liverpool (e martë, 21:00). Kampionët në fuqi realizuan nga një gol për pjesë.
Marko Asensio zhbllokoi ndeshjen në minutën e 41-të pas një inkursioni të bukur. Katër minuta më parë, 25-vjeçari realizoi një gol të bukur me finte, por ishte në pozicion të parregullt. Fitorja u vendos nga i zakonshmi Karim Benzema.
7 – Karim Benzema ?? is recording his best scoring streak for @realmadriden in all competitions ever (seven games in a row, nine goals). Monsieur#RealMadridEibar pic.twitter.com/a3qKuI9N0u
— OptaJose (@OptaJose) April 3, 2021
Sulmuesi francez shfrytëzoi një kros të Vinicius Junior nga krahu i majtë dhe finalizoi me kokë, duke gjetur golin e 18-të sezonal në La Liga. Ndeshja e shtatë radhazi që goleadori i Realit gjen rrugën e rrjetës. Gola nuk pati më, Reali menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe tani do mendojë për duelin e zjarrtë shtëpiak me Liverpool. /abcnews.al

