Realdo Fili po përjeton një moment fantastik në Rumani. Ai ka shënuar sot edhe dy gola të tjerë me fanellën e Botosani, në duelin kundër Academica Clinceni.
Fieraku realizoi fillimisht në minutën e 39-të me një goditje të bukur brenda zone dhe zhbllokoi ndeshjen, por miqtë u kundërpërgjigjën dhe barazuan.
Botosani mbeti në sulm për të realizuar sërish dhe Fili ishte ai që finalizoi dhe i dha epërsinë skuadrës rumune, që po tenton të kape kupat e Europës, sikurse një vit më parë. /abcnews.al