Real Sociedad ka fituar me shifrat 0-2 ndaj Salzburg në shtëpinë e këtyre të fundit.
Të dy golat e sfidës u shënuan në pjesën e parë të lojës. Në minutën e shtatë, Mendez asistoi dhe Oyarzabal dërgoi topin në rrjetë duke kaluar në avantazh spanjollët. 20 minutë më pas, në të 27’, Mendez këtë herë ishte shënues duke u asistuar nga Kubo.
Me këtë fitore, Sociedad merr kreun e grupit D me 4 pikë, ndërsa Salzburg renditet i dyti me 3. Inter dhe Benfica ndeshen në orën 21:00, dy skuadrat e tjera të këtij grupi interesant.
Sfida tjetër e cila u luajt në orën 18:45 ishte ajo mes Union Berlin dhe Braga. Gjermanët kaluan që në minutën e katërt në avantazh me Gosens, por VAR prishi festën duke e anuluar për pozicion të parregullt. Megjithatë, Union Berlin shënoi dy gola të shpejtë me anë të Becker, pasi gjeti rrjetën në minutën e 30’ dhe të 37’. Pranë përfundimit të pjesës së parë, portugezët gjejnë golin e ngushtimit të rezultatit me Niakate, në të 41’.
Në fillim të pjesës së dytë, konkretisht në të 51’, Braga gjen dhe golin e barazimit me Bruma. Pjesa tjetër e lojës ishte intensive, por askush nga dy skuadrat nuk gjetën golin e fitores deri në sekondat e fundit të sfidës.
Në minutën e 94’, Castro shënoi golin e përmbysjes së madhe të Braga ndaj Union Berlin.
Me këtë fitore, Braga renditet në vendin e tretë me tre pikë, po aq sa Napoli dhe Real Madrid të cilët do të ndeshen së bashku në orën 21:00./h.ll/abcne/h.ll/abcnews.al
Shikoni golat e ndeshjes Salzburg-Real Sociedad
Shikoni golat e ndeshjes Union Berlin-Braga