Real Madrid ka arritur të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në transfertë përballë Getafes. Të besuarit e Zinedine Zidane marrin provizorisht kreun e La Ligas, me 40 pikë pas 19 ndeshjesh. Gjithçka nisi shumë mirë për kryeqytetasit spanjollë, që shënuan në minutën e 34-ët.
Varane është protagonist dhe arrin të fitojë duelin me portierin Soria, për të shënuar me kokë. Megjithatë, ky gol akordohet si autogol për portierin vendas. Varane nuk do të qëndronte larg golit gjithsesi, pasi në të 53-ën, do të dyfishonte shifrat për “Galaktikët”.
Luka Modric ishte njeriu që vendosi rezultatin final të sfidës në 0-3, në sekondat e fundit të takimit. Real Madrid e nis kështu vitin e ri me një triumf bindës në transfertë./abcnews.al
2 goals from Varane ? The end truly is near …. pic.twitter.com/dYCYglVLul
— A. (@MsChnandlrBong) January 4, 2020