Rayo Vallecano dhe Real Madrid janë ndarë në barazimin 1-1 ditën e dielë.
Madrilenët ishin tepër të shpejtë, pasi që në minutën e tretë gjetën golin me anë të Joselu. Festa nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 27’ ka qenë De Tomas i cili ka barazuar shifrat me anë të një penalltie.
Çuditërisht, nga ana e goditjeve në portë ishte një sfidë pothuajse e barabartë, dhe kështu ishte edhe rezultati deri në përfundim të lojës.
Me nga një pikë të ndarë, Real Madrid mbetet në vendin e parë me 62 pikë, ndërsa Vallecano në vendin e 14 me 25 pikë./h.ll/abcnews.al