VIDEO | Real Madrid ndalet nga Celta Vigo, Suarez jep asistin e vitit!

schedule22:59 / 16/02/2020

Është mbyllur takimi në La Liga mes Real Madrid dhe Celta Vigos, me rezultatin e barabartë 2-2. Sfida në Bernabeu, ishte spektakolare dhe praktikisht nisi me gol.

Që në minutën e shtatë, miqtë e Celta Vigos kaluan në avantazh, me anë të sulmuesit Fedor Smolov. Bomberi rus e sheh veten të lirë përballë Courtois dhe nuk e ka të vështirë të shënojë.

Real Madrid arriti të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë. Fillimisht, ishte Toni Kroos, që shënon një gol shumë të bukur pas asistit të Karim Benzema.

Më pas, Hazard fiton një penallti dhe kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos, merr përsipër ekzekutimin. Spanjolli tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe përmbys shifrat.

Dukej se Real Madrid do ta fitonte këtë sfidë, por një magji e Denis Suarez, i mohoi fitoren madrilenëve. Mesfushori spanjoll jep një pasim të shkëlqyer për Santi Mina, i cili shënon dhe vendos rezultatin final në 2-2./abcnews.al

schedule22:59 / 16/02/2020