VIDEO/ Real Madrid ia del në Sevilla, një autogol “shpëton” Zidane

schedule18:09 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 18:09 - 5 Dhjetor, 2020

Ndeshje aspak cilësore dhe rezultate negative ndaj ekipeve të dobëta dhe fitore kundër të mëdhave. Real Madrid po shfaq oshilacione, por reagon gjithmonë sa herë që rëndohet situata.

Kështu ndodhi edhe sot përballë Sevilla jashtë fushe, njësoj si ndaj Barcelonës apo Interit në Champions League. Të fitosh në Andaluzi është një mision i vështirë për të gjithë, por djemtë e Zinedine Zidane ia dolën të triumfonin 0-1.

Goli dhe rastet e SEVILLA-REAL MADRID

Autogol i portierit Bono në minutën e 55-të dhe “Los Blancos” në avantazh. Sevilla u hodh në sulm në kërkim të golit të avantazhit, por miqtë nga Madridi ia dolën ta mbanin portën e paprekur.

Fitorja e sotme e ngjit Realin përkohësisht në vend të tretë me 20 pikë, katër pikë më pak se Sociedadi kryesor. Vendi i pestë dhe 16 pikë për Sevillan e Lopeteguit. /abcnews.al