Tifozët mungojnë në shkallët e stadiumit, por Everton dhe Liverpool po zhvillojnë një përballje spektakolare mes tyre ditën e sotme.
Derbi i Merseyside nisi me rrjetën e Sadio Mane. Sulmuesi afrikan shfrytëzoi një asist të Robertson dhe kaloi kampionët e Anglisë në avantazh pas vetëm 134 sekondave.
Kryesuesit e Everton reaguan dhe kanë rikthyer baraspeshën shumë shpejt. Minuta e 19-të, kros i James Rodriguez nga goditja e këndit dhe finalizim me kokë i Michael Keane.
Qendërmbrojtësi u ndihmua edhe nga një pasiguri e portierit Adrian, i cili preku topin por nuk evitoi pësimin e golit. /abcnews.al