VIDEO/ Rast i kontestuar në kryeqytet, Vllaznia pretendoi për penallti

schedule17:46 - 19 Qershor, 2020

schedule 17:46 - 19 Qershor, 2020

Tirana po kryeson me rezultatin 2-0 në pjesën e parë në takimit kundër Vllaznisë dhe suksesi duket i siguruar. Gjithsesi, kur rezultati ishte i barabartë 0-0, Vllaznia pretendoi për penallti.

Në minutën e 27-të, Gligorov kroson nga krahu i djathtë dhe harkimi i tij, përplaset në dorën e Idriz Bathës, që është në hyrje të zonës. Dora e mesfushorit bardheblu është e hapur, por për gjyqtarin, nuk ka penallti.

Tre minuta më vonë, Tirana do të shënonte golin e parë dhe pas vetëm gjashtë minutash, do të jepte dhe goditjen e dytë. Ndeshja mund tw shkonte ndryshe…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!