Donald Rapo, mesfushori i Laçit, ishte sot pjesë e emisionit “Fan Zone” në Supersport dhe nuk la pa folur për videot e publikuara. “Duhet mbushur dita, pasdite shohim në Tik Tok dhe bëjmë ndonjë video. Qenin e mbaj gjithmonë me vete. U bëra tullac, sepse pranova sfidën e Vasil Shkurtajt dhe Aurel Demos”
“Vëllai dhe nusja kishin idenë për videot. Për të dytën, në fakt të gjithë. Në fundjavë do bëjmë edhe dy video të reja (qesh). I hedhim për qejf, të kalojmë këto ditët e vështira”, shtoi mesfushori korçar i kurbinasve.
Në lidhje me përgatitjet, Rapo shton: “Na kanë dhënë një program dhe punojmë në shtëpi. Paradite bëjmë vrap në orarin që na lejohet, kurse pasdite na ndihmon shumë Roland Peqini, të cilin e falënderojmë. Këto kohë po na bëjnë punë edhe shkallët”.
“Gjithë ditëm mendojmë për sport, është e vështirë të qëndrosh larg fushës. Tani po luan FIFA online, të rritemi pak. Nuk kam luajtur me ndonjë, me Shkurtajn luanim shpesh dhe ai është në Spanjë për momentin. Vasili është pak më i mirë se mua, më mund”.
“Pak e vështirë të shkoj jashtë, po shkoj 30 vjeç. Dua të jem realist. Po ndodhi, do jetë gjë e mirë. Laçi ka ekip të mirë, ndaj edhe e pranova ofertën. Dua të ndihmoj ekipin për të arritur kupat e Europës”, përfundoi Rapo. /abcnews.al