Ka përfunduar në “Benito Villamarin”, supersfida mes Betis dhe Barcelonës, ku fitues me rezultatin e ngushtë 1 me 2 dolën “katalanasit”, në një përballje le të themi jo pak të vështirë për ta.
Pjesa e parë pa grintë dhe pa emocion. Të dyja ekipet u hodhën në sulm, por më kot rrjetat mbetën të paprekura duke e mbyllur kështu fraksionin e parë të lojës, me rezultatin e bardhë 0 me 0.
Ndryshe nga e para, pjesa e dytë nisi më me vrull për “blaugranat”, të cilët arritën të gjenin dhe golin e tyre të parë, në minutën e 65’-të, ku pas një pasimi në zonë nga Balde, Raphinha nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetë. Për të siguruar 3 pikëshin mendoi Lewandowski, në minutën e 80’-të, duke shënuar kështu pas një mungese të gjatë.
Ndërkaq, golin e vetëm për Betis e shënoi po Barcelona, ku në minutën e 85’-të, Jules Kounde “çoroditet” dhe dërgon padashur topin në rrjetën e tij.
Me këtë fitore Barça arrin në kuotën e 50 pikëve, 8 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë, me këta të fundit që do të përballen nesër në “Santiago Bernabeu”, kundër Valencias. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: