Kryeministri Rama zhvillon këtë të premte vizitë zyrtare në Hungari. Shefi i qeverisë shqiptare ka takuar homologun e tij, Victor Orban, me të cilin pritet që të nënshkruajnë edhe një marrëveshje në sektorin e bujqësisë.
Shqipëria dhe Hungaria kanë marrëdhënie diplomatike prej më shumë se 100 vitesh. Vizita dhe takimet e kryeministrit Rama vijnë në një kohë kur Hungaria mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian.
Dy vendet kanë në zbatim disa marrëveshje mes tyre prej vitesh. Traktet e fundit janë firmosur në 2023, me vizitën e Victor Orban në Shqipëri./abcnews.al