VIDEO/ Rama pyetet në Durrës nëse do shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, si reagon kryeministri

schedule16:57 - 26 Nëntor, 2019

schedule 16:57 - 26 Nëntor, 2019

Tërmeti i sotëm me magnitudë 6.4 të shkallës richter ka shkaktuar të paktën 19 viktima deri në këto momente, pallatet dhe ndërtesat u rrafshuan ndërsa persona të tjerë gjenden nën rrënoja.

Ndërkohë, më 17 korrik 2019, parlamenti ka miratuar ligjin për mbrojtjen civile, një propozim i Këshillit të Ministrave. Ligji synon zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe realizimin e mbrojtjes civile për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore e të mjedisit, nëpërmjet forcimit të sistemit të mbrojtjes civile. Ligji parashikon edhe shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme apo të Fatkeqësisë Natyrore.

Për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kryeministri Rama është pyetur këtë pasdite nga gazetarët teksa ndodhej në Durrës.

Ndërkohë, ndonëse një gjë të tillë e parashikon ligji, kryemimistri nuk ka dhënë një përgjigje.

Sakaq, thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakoshme ka bërë disa herë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha./abcnews.al

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!