Ka përfunduar ndërtimi i segmenti rrugor që lidh Qafën e Qarrit me Mollasin, pjesë e aksit Korçë-Ersekë. Lajmi konfirmohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa thotë se aktualisht ka mbetur vetëm vendosja e sinjalistikës rrugore.
Ky aks sipas kryeministrit do të vihet shumë shpejt në përdorim për banorët dhe për vizitorët .
“Mirëmëngjesi dhe me segmentin rrugor të përfunduar nga Qafa e Qarrit në Mollas, pjesë e aksit Korçë-Ersekë ku aktualisht po jepet dora e fundit me vendosjen e sinjalistikës rrugore, për t’u vënë në përdorim të plotë shumë shpejt për banorët e për vizitorët në rritje të përvitshme të asaj zone magjepsëse, ju uroj një fundjavë të mbarë”, theksoi Rama/abcnews.al