VIDEO/ Rama në sytë e komisionerit: Gjyqtarët e prokurorët që liruan Endrit Doklen anëtarë të KÇK

schedule11:19 - 16 Janar, 2020

schedule 11:19 - 16 Janar, 2020

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për mediat bashkë me Komisionerin e ri të Zgjerimit, Varhelyi. Rama pasi e falenderoi për angazhimin për të mbledhur fonde për termetin, ndërsa theksoi se kemi diskutuar me komisionerin për çështjen e negociatave. Po kështu ai foli edhe për vendimin e Gjykatës së Krujës për të liruar ish-anëtarin e bandës së Durrës, Indrit Dokle. “Janë anëtarë të KÇK ata gjyqtarë e prokurorë që dhanë vendimin”, deklaroi Rama në sytë e komisionerit.

“E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar ndaj atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh (Endrit Dokle) i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!