Në cilësinë e të zotit të shtëpisë, kryeministri Edi Rama ka mbërritur i pari në pallatin e Brigadave për të pritur presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.
Rama ka qëndruar për gati 10 minuta përpara në oborrin e pallatit të Brigadave derisa kanë mbërritur të ftuarit e tij.
Më pas të tre së bashku kanë ngjitur shkallët ku kanë realizuar një foto të përbashkët. Takimi do të pasohet nga një konferencë e përbashkët në orën 09:30. m.v/Abcnews.al