Në ditën e Verës, kryedemokrati Lulzim Basha është pritur nga qytetarë të shumtë në Elbasan.
Me flamurin e selisë blu, disa simpatizantë të PD kanë thirrur në kor për disa herë “Rama ik”.
Basha ka ndaluar makinën për t’i përshëndetur dhe është larguar, për të zbritur më pas në qendër të qytetit të Elbasanit ku ka takuar me grusht një për një qytetarët që kishin dalë për ta pritur duke i uruar për Ditën e Verës. Ai ka vendosur edhe një verore ndërsa një vajzë ia dhuruar një buqetë me lule.
Kreu i PD shoqërohej nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, Endri Hasa dhe figura të tjera politike të Partisë Demokratike./mv.abcnews.al