VIDEO/ “Raketa” Uzuni i papërmbajtshëm, Ferencvaros rikthehet në avantazh

schedule20:27 - 16 Shtator, 2020

schedule 20:27 - 16 Shtator, 2020

Në pjesën e parë ishte i pafat në devijimin e topit në portën e tij, por pushimi i ka bërë mirë Myrto Uzunit që ka gjetur golin në duelin e Champions League midis Ferencvaros dhe Dinamo Zagreb.

Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare, i cili u transferua te kampionët e Hungarisë gushtin e këtij viti, dërgoi topin në rrjetë në minutën e 65-të.

Presing, sprint i shpejtë dhe finalizim i saktë për 25-vjeçarin nga Berati, i cili feston me shqiponjë dhe kalon Ferencvaros në avantazh me rezultatin 2-1. /abcnews.al