Në pjesën e parë ishte i pafat në devijimin e topit në portën e tij, por pushimi i ka bërë mirë Myrto Uzunit që ka gjetur golin në duelin e Champions League midis Ferencvaros dhe Dinamo Zagreb.
Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare, i cili u transferua te kampionët e Hungarisë gushtin e këtij viti, dërgoi topin në rrjetë në minutën e 65-të.
Presing, sprint i shpejtë dhe finalizim i saktë për 25-vjeçarin nga Berati, i cili feston me shqiponjë dhe kalon Ferencvaros në avantazh me rezultatin 2-1. /abcnews.al

