Anglia është zhbllokuar në ndeshjen me Kroacinë për Grupin D. Gjatë gjithë këtyre minuta kombëtarja e Tre Luanëve dominonte dhe mundohej të çante, por goli mungonte.
Lojtarët e mëdhenj, zgjidhin ndeshjet e mëdha dhe në skenë hyri ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling. Sulmuesi mori mrekullisht një vertikalizim në qendër të zonës dhe tundi rrjetën.
Një gol me shumë peshë për Anglinë, që vrapon drejt fitores së kësaj sfide, që i jep tre pikë shumë të rëndësishme për kualifikimin nga grupi. /abcnews.al
https://streamable.com/vo0j14