Kaos i madh në ndeshjen e Champions League mes PSG dhe Basaksehir. Gjyqtari i katërt i ndeshjes, Sebastian Coltescu iu referua sulmuesit Demba Ba të skuadrës turke me shprehjen “ai djali i zi”.
LEXO EDHE: ”Pse i thua i zi”, ndeshja e Champions League ndërpritet në mes (VIDEO)
Pas kësaj lojtarët e Basaksehir bojkotuan ndeshjen dhe protestën e tyre e ndoqën edhe ata të PSG.
PSG v Basaksehir assistant referee saying the N word
Demba Ba /Istanbul & PSG players did the absolute best thing to walk off the pitch, Such a disgraceful action of racism in 2020 unopic.twitter.com/Ii3lDPKNvI
— Sameer (@CurryKhn99) December 8, 2020
Pas më shumë se gjysmë ore është zgjidhur i gjithë lëmshi i krijuar dhe gjakrat janë qetësuar. Organizatorët kanë vendosur që ndeshja do të nisë pas 15 minutash.
Gjatë këtij episodi Demba Ba është ndëshkuar me karton të kuq dhe nuk do të jetë në gjendje të hyjë në ndeshje, pasi ishte parashikuar të hynte si zëvendësues. /abcnews.al