VIDEO/ Rabiot apo Messi?! Çfarë goli shënon francezi për Juventusin!

schedule23:05 - 7 Korrik, 2020

schedule 23:05 - 7 Korrik, 2020

Është zhbllokuar takimi mes Milanit dhe Juventusit dhe kanë qenë djemtë e Sarrit ata që kanë kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 47-të të sfidës, Rabiot vendosi të shndërrohej në Lionel Messi.

Pasi merr një top në të djathtë të mbrojtjes, mesfushori francez i driblon të gjithë dhe vrapon drejt zonës kuqezi. Më pas, lëshon një predhë me të majtën, duke mos i dhënë asnjë shans Donnarummës. Fantastik!

Ndërsa në minutën e 53-të, Cristiano Ronaldo, dyfishoi për “Zonjën e Vjetër”, duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen kuqezi dhe duke ndëshkuar Donnarumman me një goditje me të majtën. /abcnews.al

Serie A, java 31

Milan – Juventus  0-2
Rabiot 47′, Ronaldo 53′