VIDEO/ “Qytetarët” të pandalshëm, Guardiola mund bindshëm “nxënësin” e tij

schedule22:28 - 31 Janar, 2024

schedule 22:28 - 31 Janar, 2024

Pritej një fitore e lehtë dhe ashtu ndodhi. “Qytetarët” e Manchester City kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë, 3 me 1 përballjen e javës së 22-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ndaj Burnley, duke argëtuar jo pak të pranishmit, në “mitikun” e Mançesterit, “Etihad Stadium”.

Për djemtë e teknikut, Pep Guardiola, i cili arriti një tjetër fitore ndaj ish-“nxënësit” të tij, Vincent Kompany menduan “fantazisti” argjentinas, Julian Alvarez e “shkatërruesi” i mesfushës, Rodri, me këtë të parin që realizoi një dopietë në minutat 16’ e 22’, ndërsa spajolli realizoi në minutën e 46’-të. Skuadra e Burnley arriti të gjente edhe golin e nderit, teksa në minutën e 92’-të, talenti belg, Ameen Al Dakhil mposhti me shumë finesë brazilianin, Ederson për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm 3 me 1.

Falë kësaj fitoreje, “Qytetarët” e Manchester City ngjiten në kuotën e 46 pikë dhe akutalisht mbajnë vendin e 2-të në tabelën e Premier League, me 2 pikë më pak se “Të Kuqtë” e Liverpool, teksa kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtuar, krahasuar me këta të fundit. Në krahun tjetër, skuadra e Burnley mbetet në vendin e parafundit të tabelës, me 12 pikë, pas 22 javëve të para. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!