Marko Livaja, ish-sulmuesi i Interit që tani është pjesë e Hajduk Split në Kroaci, ka festuar tre minuta një gol që mund të konsiderohet i pamundur.
Kroati ndëshkoi rivalët e Osijek me një goditje gati në kënd zero me portën. Me shumë mundësi Livaja as nuk ka dashur të godasë portën.
https://twitter.com/NogometPlusNet/status/1419394969589227523?s=19
Gjithsesi topi shkoi drejt e në rrjetë dhe sulmuesi festoi gjatë me ultrasit, por në 30 minutat e fundit të ndeshjes Osijek shënoi dy herë dhe fitoi 2-1 në transfertë ndaj Hajduk Split.
Këta të fundit kishin nga minuta e parë në fushë sulmuesin Emir Sahiti, kurse si zëvendësues u aktivizua edhe Lumbardh Dellova, kampion me Prishtinën në Kosovë sezonin e shkuar. / abcnews.al