VIDEO/ Qentë e trajnuar posaçërisht qetësojnë pasagjerët në aeroportin e Stambollit

schedule08:21 - 13 Mars, 2024

schedule 08:21 - 13 Mars, 2024

Qentë e trajnuar posaçërisht janë në dispozicion në aeroportin e Stambollit për të qetësuar pasagjerët nervozë përpara fluturimit të tyre.

Aeroporti ka zbatuar programin për muajin e kaluar për të ndihmuar në uljen e stresit dhe ankthit tek pasagjerët që kalojnë nëpër terminalet e tij, raportoi Reuters.

E ulur në gjunjë për të përkëdhelur qenin Kuki, pasagjerja Anastasija Podmazova vlerësoi shërbimin.

“Më relakson. Unë i dua kafshët. Është shumë mirë,” tha ajo.

Pas reagimeve pozitive nga pasagjerët, operatori i aeroportit IGA dëshiron të zgjerojë projektin, duke rritur numrin e qenve nga pesë në 10 për të rehatuar pasagjerët, tha Abdulkadir Demirtaş, menaxher i përvojës së klientit.

“Udhëtimi mund të jetë stresues. Sipas hulumtimeve, ndërveprimi midis kafshëve dhe njerëzve ul nivelin e stresit dhe ankthit”, tha Demirtas.

Murat Cengiz Koca, një ekspert dhe trainer i sjelljes së qenve që shoqëron qentë në aeroport, tha se kafshët janë të trajnuar që të mos reagojnë ndaj tingujve apo njerëzve.

“Qentë që ne zgjodhëm këtu kaluan një proces dhe stërvitje njëvjeçare. Ata janë sot këtu sepse ishin të suksesshëm”, theksoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!