Mbrojtësi i Liverpool, Memphis Depay, u dëmtua rëndë në derbin me Evertonin dhe tashmë ai rrezikon të humbasë dhe sezonin. Mesazhet në drejtim të tij ishin të panumërta, por ai që i ka dhënë më shumë kurajo është Memphis Depay.
Kapiteni i Lyon i uroi shërim sa më të shpejtë shokut të tij te Holanda që pas ngjarjes të ndodhur, por i kushtoi dhe një moment gjatë ndeshjes së fundit të tij. Mbrëmjen e djeshme ekipi i tij fitoi me rezultatin 4-1 në shtëpi kundër Monacos, ku Memphis kishte një mesazh për Virgil.
Memphis Depay Dedicated his goal against Monaco to his inured Team Mate Virgil Van Dijk.
Class From Memphis Depay ??❤️ pic.twitter.com/rsXqzpQoWV
— Anfield Echo (@anfield_echo) October 26, 2020
Pas golit të shënuar ai ngriti fanellën e tij dhe poshtë kishte veshur një bluzë me mbishkrimin: “Virgil qëndro i fortë vëllai im”. Një gjest shumë i bukur ky nga Depay, i cili nuk harroi ta postonte momentin dhe në “Instagram”. /abcnews.al