VIDEO/ Qëlluan 27 herë Regis Runajn, autorët hodhën thikën në lumin Shkumbin

schedule14:10 - 8 Gusht, 2020

schedule 14:10 - 8 Gusht, 2020

Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, autorët e vrasjes së Regis Runajt të ekzekutuar në Elbasan mbrëmjen e 29 korrikut kanë hedhur thikën me të cilën kanë kryer krimin në lumin “Shkumbin”

Policia ka publikuar edhe pamjet nga aksioni për gjetjen e mjetit prerës të përdorur nga autorët të cilët qëlluan viktimën 27 herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Polumbarët e RENEAS kanë arritur të gjejnë prova që bindin grupin hetimor për autorësinë e tyre.

Sipas policisë dy autorët, janë të përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur 10 ditë para kësaj ngjarje ku u ekzekutua me armë zjarri Emiljano Ramazani, mik me Regis Runajn./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!