TIRANË- Një sulm me armë zjarri automatik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në autostradë, ku objekt i sulmit ishte ndërtesa e një subjekti farmaceutik “CFO Pharma”.
Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme dhe fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave./abcnews.al