VIDEO/ Puthja mbas golit i kushton, gjobitet sulmuesi argjentinas

schedule20:28 - 1 Shtator, 2020

schedule 20:28 - 1 Shtator, 2020

Shënimi i një goli të dhuron emocione të mëdha, por askush nuk duhet të rrëmbehet shumë në këtë periudhë pandemie. Sergio Lopez e ka pësuar pas dërgimit të topit në rrjetën kundërshtare.

31-vjeçari argjentinas luan në sulm dhe është pjesë e Aucas në elitën e futbolli ekuadorian. Lopez shënoi golin e parë në fitoren 2-0 kundër LDU Quito. Ai theu rregullat e vendosura nga drejtuesit e kampionatit latin dhe puthi topin në mënyrë instinktive.

Një veprim që i kushtoi, pasi është gjobitur me 1200 dollarë. Rregullat ndaj Covid-19 duhen respektuar në mënyrë rigoroze dhe toleranca ndaj Lopez ka qenë zero. /abcnews.al