VIDEO/ Punëtorët e aeroportit të Miami-t vjedhin paratë e pasagjerëve gjatë kontrollit të sigurisë

schedule20:26 - 15 Shtator, 2023

schedule 20:26 - 15 Shtator, 2023

Dy agjentë të Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) janë akuzuar për vjedhje të sendeve me vlerë të pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami në Florida, pasi u postua një video e tyre duke kontrolluar nëpër bagazhe në një pikë kontrolli sigurie.

Pamjet e publikuara nga Zyra e Prokurorit të Shtetit tregojnë Josue Gonzalez dhe Labarrius Williams duke kontrolluar çantat në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami, thanë zyrtarët.

Në dy raste më 29 qershor, Gonzalez mund të shihet duke kërkuar nëpër bagazhet e pasagjerëve dhe më pas duke futu në xhep paratë.

Departamenti i Policisë së Miami-Dade pretendon se dyshja vodhën të paktën 600 dollarë nga bagazhi i një pasagjeri, sipas raporteve të policisë të marra nga CBS.

“Ne hetuam në mënyrë aktive dhe agresive këto pretendime për sjellje të pahijshme dhe ia paraqitëm gjetjet tona MDPD-së dhe po punojmë ngushtë me ta. Çdo punonjës që dështon të përmbushë standardet tona themelore etike do të mbahet përgjegjës,” tha një zëdhënës i TSA.

/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!