VIDEO/Publikohet për herë të parë biseda e pazbuluar mes Ramës dhe Berishës: Bjeruni

schedule23:18 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 23:18 - 8 Dhjetor, 2021

Si rrallëherë është publikuar një bisedë mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, ku ata bien dakord.

Bëhet fjalë për 4 janarin e vitit 1990, ku në studion e piktorit, Ramadan Karanxha, Berisha, Rama, Azem Hajdari, Edi Rama dhe Sali Shijaku piktor, ky i fundit ishte në presidiumin e Kuvendit Popullor, bisedojnë për qëndrimet ndaj Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe për zgjedhjet që u shtynë nga shkurti për në mars.

Sipas gazetarit Blendi Fevziu, audio është regjistruar një ditë përpara se të dilte gazeta e Rilindjes Demokratike, ku Berisha dhe Hajdari ishin kthyer nga një miting në Lushnje dhe është rregjistruar me magnetofon nga Karanxha.

Një pjesë e publikuar nga biseda:

Sali Berisha: Skandal …Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë .. po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë këta..

Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.

Sali Berisha: Ouu. Bravo … Shumë të drejte ke./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!