Në një video të postuar në mediat sociale gjatë fundjavës shihet një avion F-35 i ushtrisë amerikan, i cili u rrëzua në kuvertën e një aeroplanmbajtëse në Detin e Kinës Jugore, duke lënë shtatë persona të plagosur, shkruan CNN
Aksidenti ndodhi me 24 janar.
Someone has now leaked video of the accident for F-35C Lightning II of #USNavy‘s VFA-147 Argonauts a few days ago. Due to pilot’s mistake, the aircraft landed early on USS Carl Vinson (CVN-70) Aircraft Carrier and slipped into sea with severed landing gears! https://t.co/UXPObZR8P3 pic.twitter.com/bZhf88Wq50
— Babak Taghvaee – Μπάπακ Τακβαίε – بابک تقوایی (@BabakTaghvaee) January 28, 2022
” F-35C shihet fillimisht duke iu afruar luftanijes ‘Carl Vinson’ në videon e regjistruar nga bordi i aeroplanmbajtëses. Më pas dëgjohet zhurma e një përplasjeje të fortë, para se pamjet të ndërpriten.
Video dhe fotot e publikuara nga mediat janë marrë nga bordi i aeroplambajtëses USS ‘Carl Vinson”, gjatë aksidentit,” tha komandanti Hayley Sims.
Ai shtoi se hetimet ende vijojnë së bashku me përpjekjet për rekuperimin e mbetjeve që tashmë ndodhen është në fundin e Detit të Kinës Jugore. Analistët thanë se ngritja e avionit do të ishte një operacion kompleks dhe një operacion që do të monitorohej nga Kina, e cila pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore si territorin e saj, raporton abcnews.al
F-35C përmban disa nga teknologjitë më të avancuara të Marinës. Megjithëse Marina nuk ka zbuluar se ku saktësisht ndodhi përplasja, por Pekini pretendon pothuajse të gjithë vijën detare prej 1.3 milion milje katrorë dhe ka forcuar pretendimet duke ndërtuar dhe militarizuar shkëmbinj nënujorë dhe ishuj atje.
/abcnews.al