VIDEO/ PSG vazhdon marshimin drejt titullit kampion, Barcola e Mbappe kapin 3 pikë në transfertën e Lens

schedule22:36 - 14 Janar, 2024

schedule 22:36 - 14 Janar, 2024

Nuk kishte si të ndodhte ndyrshe. “Gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain kanë arritur një tjetër fitore në elitën e futbollit lokal, teksa në “Stade Bollaert-Delelis” kanë mundur me rezultatin e pastër, 0 me 2, skuadrën e Lens, në përballjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.

Të parët që patën rastin për të shënuar ishin vendasit, mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë, polaku, Prezemyslaë Frankoëski gaboi, duke mos arritur të gjejë rrjetën. Kaq mjaftoi dhe “motorët” u ndezën, me “fantazistin” Bradley Barcola, që shënoi të parin, në minutën e 30’-të, ndërsa për golin e dytë mendoi “ylli” i skuadrës, Kylian Mbappe, i cili dyfishoi shifrat përballë një skuadre të mbetur me 10 lojtarë, pas daljes me kartonin e kuq të mbrojtësit, Jonathan Gradit, në fundin e pjesës së parë.

Falë këtij rezultati, skuadra e Paris Saint-Germain ngjitet në kuotën e 43 pikë, duke u shkëputur kështu plot 8 pikë nga Nice e vendit të 2-të, për të siguruar një tjetër titullin kampion, në fundin e këtij sezoni, ndërsa skuadra e Lens mbetet në vendin e 8-të të tabelës, me vetëm 26 pikë, pas 18 javëve kampionat. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

Goli i Bradley Barcola, 0-1:

Goli i Kylian Mbappe, 0-2:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!