Tjetër gol në Francë dhe është sërish PSG që ka gjetur rrugën e rrjetës. Kampionët e Francës zhbllokuan sfidën ndaj Dortmund me anë të Neymar, ndërsa Juan Bernat ka dyfishuar shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë.
Mbrojtësi spanjoll përfitoi nga një asist i Sarabia dhe tregoi cilësitë e një qendërsulmuesi. Ish-lojtari bavarez devijoi topin në rrjetë dhe skuadra e Tuchel është afër kualifikimit. Ndeshja e parë është mbyllur me fitoren 2-1 të Dortmund dhe verdhezinjtë duhet të shënojnë me çdo kusht në pjesën e dytë. /abcnews.al