Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | PSG nuk gabon sërish, “hakmerret” keq ndaj Monacos

schedule22:58 - 15 Janar, 2020

schedule 22:58 - 15 Janar, 2020

PSG nuk mund të gabonte dy herë radhazi ndaj Monacos. Sot u luajt ndeshja e prapambetur e fazës së parë. Kësaj radhe u luajt në Principatë, u shënuan sërish shumë gola, por në fund triumfoi ekipi i Tuchel në ndryshim nga barazimi 3-3 i së dielës.

Mbappe zhbllokoi ndeshjen në mesin e pjesës së parë pas një asisti fantastik të Di Marias. Dyfishimi erdhi në fundin e pjesës së parë. Kampionët fituan një penallti dhe Neymar nuk gaboi.

PSG nuk u ndal as një pjesën e dytë. Sarabia trefishoi rezultatin në minutën e 72-të pas një asisti të bukur të Verrattit. Bakayoko shënoi golin e nderit për Monacon tre minuta përpara fundit, ndërsa Kylian Mbappe shënoi të dytin personal në minutat shtesë. Fitorja e 16 në kampionat për PSG-në, që kryeson Ligue 1 me 49 pikë, tetë më shumë se ndjekësit e Marseille. /abcnews.al

Monaco – PSG 1-4
(Bakayoko 87′ / Mbappe 24′, 90+1′, Neymar (pen) 45+2′, Sarabia 72′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!