VIDEO/ PSG e pamëshirshme, kampionët fitojnë me “poker” ndaj Lyon

schedule22:40 - 3 Shtator, 2023

schedule 22:40 - 3 Shtator, 2023

Ashtu siç pritej, “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain kanë arritur të fitojnë përballjen e mbrëmjes të kësaj të diele, ndaj rivalëve të Lyon, sfidë kjo e vlefshme për javën e 4-t të Kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.

Fitorja e kampionëve në fuqi të Francës u vulos që në pjesën e parë, me djemtë e udhëhequr nga tekniku Luis Enrique, që arritën të shënonin plot 4 herë në portën e Lyon. Fillimisht Mbappe në minutën e 3’-të, më pas Hakimi e Asensio në minutat 20’ e 38’ e më pas sërish Mbappe në minutën e 46’ të sfidës, duke “shpërfytyruar” vendasit në “shtëpinë” e tyre, me këta të fundit që arritën të gjejnë golin e nderit në minutën e 74’-t të sfidës me anë të një penallte të ekzekutuar mjeshtërit nga mesfushori Corentin Tolisso, duke vendosur kështu rezultatin e përgjithshëm 1 me 4.

Me këtë fitore, skuadra e Paris Saint-Germain ngjitet në vendin e 2-të në tabelës, me 8 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Monaco dhe në javën e ardhshme do të presin në “Parc des Princes” rivalët e Nice. Në krahun tjetër, skuadra e Lyon do të presë në shtëpi skuadrën e Le Havre, në kërkim të fitores së parë këtë sezon, teksa deri më tani ka vetëm 1 pikë në 4 paraqitjet e para. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!