Jurgen Klopp është tip. Ky nuk është një zbulim, të gjithë e dinë. Gjermani është origjinal dhe shpesh herë tërheq vëmendjen në konferencat për shtyp. Kështu ndodhi edhe mbrëmë, kur ai foli pas ndeshjes me Chelsea. Liverpool kishte humbur, ndërkohë që mes shumë pyetje i kërkohet të flasë edhe për Coronavirus.
Klopp nuk ndihet mirë dhe e sheh të paarsyeshme që pyetet për diçka të tillë, kjo pasi ai as që ka njohuri në lidhje me virusin.“Nëse ka një gjë që nuk më pëlqen, është që të flasim ne për një çështje kaq serioze. Mendimi i një trajneri futbolli është i rëndësishëm. Realisht nuk e kuptoj, mund të të pyes edhe unë ty, pasi të dy jemi në të njëjtin rol.
Nuk është e rëndësishme se çfarë thonë të famshmit. Njerëz si unë, pa njohuri, që flasin për Coronavirusin. Ata që duhet të flasin janë njerëzit që dinë rreth tij dhe që japin informacione të dobishme, jo trajnerët e futbollit. Nuk e kuptoj politikën, Coronavirusin… Pse unë? Unë vë një kapele bejsbolli dhe kam një mjekër të lezetshme. Kaq”, tha Klopp.
Sigurisht nuk është se anashkalon një situatë të tillë dhe më pas shton: “Jam i shqetësuar, si të gjithë. Unë jetoj në këtë planet dhe dua të ndihem i sigurt dhe i shëndetshëm. I uroj të gjithëve më të mirën, por mendimi im nuk është i rëndësishëm”. /abcnews.al
https://twitter.com/FutbolBible/status/1235140289825853440?s=20