Protestuesit pro- palestinezë ndërprenë një fjalim të presidentit amerikan Joe Biden në një kishë në Charleston duke i bërë thirrje për armëpushim në Gaza.
“Nëse ju interesojnë njerëzit që po vriten çdo ditë në Gaza, atëherë duhet të bëni thirrje për një armëpushim në Palestinë,” bërtitën protestuesit.
Biden u përpoq të qetësonte situatën duke thënë se gjithçka ishte në rregull dhe se i kuptonte ata.
“Unë i kuptoj ata dhe po punoj me qeverinë izraelite për të zvogëluar praninë e tyre dhe për t’u larguar nga Gaza”, tha Biden.
/abcnews.al