Demonstruesit australianë u ngjitën në çatinë e ndërtesës së Parlamentit në Canberra dhe varën parulla me slogane pro Palestinës.
Pamjet tregojnë katër persona të veshur në çatinë e ndërtesës, duke shpalosur pankarta të zeza, duke përfshirë një ku shkruhej “nga lumi deri në det, Palestina do të jetë e lirë”.
Meanwhile in Canberra watch these protestors on the parliament room #Auspol pic.twitter.com/l9Pbgrl4qh
— ???????? ? ??? ???? ℙ??ℙ?? ™ (@kelliekelly23) July 4, 2024
Një aktivist mori një altoparlant dhe akuzoi Izraelin për “krime lufte” në Rripin e Gazës.
“Ne nuk harrojmë, nuk do të falim dhe do të vazhdojmë të rezistojmë”, shtoi ai.
Ky është një incident i rëndë i shkeljes së masave të sigurisë së parlamentit, tha senatori James Patterson i Partisë Liberale të Australisë.
/abcnews.al