VIDEO/ Protesta kundër Lukashenkos në Bjellorusi, përplasje mes opozitës e policisë

schedule04:36 - 19 Tetor, 2020

schedule 04:36 - 19 Tetor, 2020

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Minskut të dielën, ndërsa protestat masive anti-qeveritare vazhduan në të gjithë vendin. Mes demonstruesve e policisë pati përplasje e raportohet se dhjetëra persona u arrestuan.

Kryeqyteti i Bjellorusisë u përball me protestat kundër qeverisë së presidentit Alexander Lukashenko. Një grup i madh protestuesish, i përbërë nga mijëra persona marshoi nëpër qendrën e qytetit.

Ata u përplasën me policinë që u përpoq t’i ndalonte. Kjo e fundit i qëlloi protestuesit me gaz lotsjellës si dhe i paralajmëroi duke qëlluar plumba gome në ajër.

Bjellorusia përballet prej më shumë se dy muajsh nga protesta kundër presidentit Lukashenko. Ato kanë nisur që pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit që u cilësuan të manipuluara nga ana e opozitës. Lukashenko mori zyrtarisht 80% të votave.

Pas kësaj liderja e opozitës, Tikhanovskaya u largua në Lituani ku i ka bërë thirrje presidentit të dorëhiqet ose të përballet me protesta masive.