VIDEO/ Protesta e Berishës, hidhen molotovë drejt efektivëve para bashkisë, u rrezikohet jeta

schedule22:38 - 11 Korrik, 2024

schedule 22:38 - 11 Korrik, 2024

Mbështetësit e Sali Berishës kanë rrezikuar jetët e efektivëve të policisë, teksa kanë hedhur molotovë para godinës së Bashkisë së Tiranës.

Ata kanë hedhur molotovët drejt efektivëve, por fatmirësisht, nuk janë lënduar. Fillimisht, protestuesit hodhën molotovë para Kryeministrisë, e më pas u nisën drejt godinës së bashkisë.

Më herët, para nisjes së protestës, policia gjeti disa qese me gurë, të fshehura afër lulishteve te Kryeministria. Mendohet se me këta gurë, protestuesit do të godisnin godinën e Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë lirimin e Berishës, që ndodhet prej gati 7 muajsh në izolim si dhe një qeveri teknike, pasi demokratët nuk duan Ramën të qeverisë gjatë zgjedhjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!